13.8 C
Pristina
Thursday, April 24, 2025

Buy now

spot_img

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një mësimdhënësi, përdhosi flamurin dhe plisin

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një mësimdhënësi, i cili dyshohej për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Në një komunikatë për media, Prokuroria ka thënë se mësmdhënësi në fjalë në ditën e flamurit kombëtar ka përdhosur simbolet kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurin dhe plisin.

“Nga provat e siguruara gjatë fazës së hetimeve, dhe pas analizimit të tyre, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë së i pandehuri M.H., në cilësinë e personit zyrtar (mësimdhënës), me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit midis grupeve kombëtare, etnike dhe fetare në Kosovë, i njëjti me rastin e festimit të ditës së flamurit kombëtar, publikisht ka ndërmarr veprime konkrete në drejtim të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare, më konkretisht flamurit kombëtar dhe plisit, çka me këto veprime ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 par. 4 lidhur me par. 3 të KPRK-së” – thuhet në njoftim.

Po ashtu, është kërkuar edhe dënim plotësues.

“Po ashtu, Prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që në pajtim me nenin 62 të KPRK-së, ndaj të pandehurit M.H, t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik” – thhet tutje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img