-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria Speciale merr vendim për kallëzimin penal ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaqit

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës (PSRK) ka hudhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë (MD) ndaj Selim Selimit dhe Nehat Thaçit në prill të këtij viti, me pretendimin se kishin keqpërdorur pozitat zyrtare për t’i sjellë përfitim personit juridiko-privat.

Lajmin për vendimin për hudhjen e kallëzimit penal e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” prokurori special, Milot Krasniqi.

“Po, e kemi trajtu rastin, arsyeja e hudhjes është se veprime e të dyshuarve nuk ka elemente të veprës penale për të cilat është ba kallëzimi penal e as për ndonjë vepër tjetër, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë prokurori Krasniqi për ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Lajmi për ngritjen e kallëzimit penal ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi, ishte bërë publik në rrjetin social “Facebook” nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Në lidhje me këtë, ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili kishte publikuar lajmin për ngritjen e këtij kallëzimi penal, ka hezituar të komentojë lajmin për hudhjen e së njëjtit.

“Nuk jam në Kosovë, nuk kam njohuri. Nuk e di çka shkruan në atë aktvendim”, ka thënë ai.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me ish-drejtorin e përgjithshëm të SHKK-së, Nehat Thaqi, i cili ka thënë se nuk ka njohuri për këtë vendim, prandaj edhe nuk mund të komentojë pa e lexuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img