0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria Speciale: Kemi ngrirë gati 3 milionë euro, katër persona shenjëstrohen për vepra kriminale

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, në takimin e mbajtur sot të radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda kanë shenjëstruar një (1) rast të ri të koduar ‘’Frangu’’ ku janë të përfshirë katër (4) persona.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’, ‘’Fajdeja’’, ‘’Detyrimi’’ dhe ‘’Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare’’, transmeton prishtinapress.net.

Ndërkaq, sa i përket hetimeve financiare, rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogarit bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë.

Në llogarit e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej: 2,131,223.31 EUR dhe 878,632.47 CHF.

Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë (16) parcela. Në ketë rast për momentin janë të përfshirë katër (4) persona, tre (3) prej tyre janë në paraburgim.prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img