Site icon PrishtinaPress

Prokuroria Speciale: Dejona Mihali po intervistohet për disa çështje penale

Prokuroria Speciale informon se sot Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se e njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim.

Exit mobile version