-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria Speciale aktakuzë ndaj një iraniani për financim të terrorizmit dhe pastrim parash

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një iraniani për katër vepra penale.
Veprat që e rëndojnë shtetasin e iranit kanë të bëjnë me pastrimin e parave dhe financimin e  retorizmit, raporton Indeksonline.
Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi iranian për katër vepra penale nga ligji për Parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtetasit iranian H.A.B. për katër vepra penale nga Ligji nr. 03/L-196 për Parandalimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e financimit të terrorizmit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-178.
Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2014 dhe 2015, në xhirollogarinë e OJQ-ës “Kur’ani” drejtor i së cilës është i akuzuari H.A.B., janë deponuar donacione në shuma të ndryshme të parave, për të cilat nuk ka kërkuar lejim të pranimit të tyre nga Njësia për Inteligjencë Financiare, siç kjo kërkohet sipas ligjit.
Po ashtu, në vitin 2014 i njëjti ka raportuar rrejshëm në Njësinë për Inteligjencë Financiare se do të pranoj një donacion nga Kuvajti, e në fakt parat ishin të deponuara në Kinë.
Përveç kësaj, sipas aktakuzës, i akuzuari H.A.B. nuk i ka ruajtur të gjitha llogaritë, të cilat dëshmojnë të ardhurat dhe shpenzimet e  OJQ-së “Kur’ani”, ashtu që nga viti 2005 deri më 06 gusht 2015 ka pranuar donacione në shumën prej 579.521,25 €, për deri sa tërheqjet janë në shumë prej 871,491,93€, që do të thotë se kjo OJQ ka realizuar tërheqje bankare më të mëdha se të hyrat, në shumë prej 291.970,67 €, e cila shumë e parave nuk është raportuar në NJIF.
PSRK në aktakuzë ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale, si dhe të shqiptohet dënimi plotësues Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30.000,00€ si dhe Dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës.
Si rezultat i hetimit të këtij rasti, Ministria e Administratës Publike ka pezulluar veprimtarinë e pesë OJQ-ve: “Kurani”, “Ibni Sina”, “Bregu i Diellit”, “Nisa” dhe “Ehli Bejti”./PrishtinaPress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img