0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria po vazhdon hetimet për rrahjen mes deputetëve e ministrave në Kuvend

Pamjet e rrahjes së deputetëve dhe ministrave të enjten në Kuvendin e Kosovës çuditën vendin dhe u bën lajm edhe në mediat e botës. Të zgjedhurit e popullit e detyruan edhe prokurorinë të vihet në lëvizje sepse disa prej tyre dyshohet se konsumuan vepra penale. Prokuroria ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”.

Deri tani dihet se për dhunën në Kuvend me datën 13 korrik janë intervistuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministri i Financave Hekuran Murati si dhe deputeti Mërgim Lushtaku, është parë duke hyrë në objektin e Pallatit të Drejtësisë. Por, Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka dhënë detaje nëse janë intervistuar të gjithë të përfshirët në rrahje dhe kush në çfarë cilësie po intervistohet, si i dyshuar apo si dëshmitar.

Prokuroria Themelore e Prishtinës të hënën i tha Gazetës Express se për këtë rast hetimet janë duke vazhduar në koordinim me policinë.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se veprimet hetimore po vazhdojnë të ndërmerren nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje. Për epilogun e tyre do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Express.

Pas intervistimit të deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku, avokati mbrojtës i tij Faton Fetahu ka thënë se Lushtaku është intervistuar në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës.

Ai ka thënë se qartazi shihet se zëvendëskryeministri Bislimi ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet i ka bërë në vetëmbrojtje.

Gjithçka nisi kur zv.kryeministri Bislimi largoi një fotografi që e vendosi deputetja Musliu në foltoren kur po fliste Kryeministri Kurti.

Më pas, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun.

Të përfshirë ka pasur edhe anëtarë tjerë të opozitës e qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img