Site icon PrishtinaPress

Prokuroria për vrasjen në Podujevë: Po punojmë për t’i ndriçuar rrethanat dhe identifikuar të dyshuarit

Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka ndërmarrë veprimet hetimore për t’i mësuar rrethanat e vrasjes në Podujevë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda doli në vendin e ngjarjes me të pranuar informatën për vrasjen e një burri në mesditë.

“Sipas informatave fillestare, në rrugën “Zahir Pajaziti” Podujevë, nga të shtënat me armë zjarri, një person nuk ka mundur t’iu mbijetoj plagëve të marra nga arma e zjarrit, me ç’rast nga ekipi mjekësor është konstatuar pa shenja jete, ndërkaq një person tjetër është plagosur dhe dërguar për ta marrë ndihmën mjekësore”, tha Ulaj për Express.

Aktualisht, ajo tha se “Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për t’i ndriçuar rrethanat e rastit, si dhe identifikuar personat e dyshuar”.

Gruaja e viktimës u raportua se mbeti e plagosur. Ajo po trajtohet në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja shëndetësore e saj nuk u bë fort e ditur.

Exit mobile version