-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria nis hetimet për tenderët që u dhanë në kohën kur Arben Vitia ishte ministër i Shëndetësisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me tenderët që janë dhënë gjatë pandemisë, në kohën kur Arben Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve ndaj tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha ajo.

Ndryshe, muaj më parë ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë. Vitia ishte akuzuar nga anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiut për keqpërdorime me tender.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img