3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria nis hetimet për një rast që ministri Peci e denoncoi në Facebook

Pas kritikave që ministri i Bujqësisë, Faton Peci u bëri institucioneve të drejtësisë për mosveprime në rastet që po i denoncojnë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet për tjetërsimin e pronave që ishin në pronësi të Institutit Bujqësor të Kosovës.

Ky veprim vjen pak ditë pasi që ministri i Bujqësisë, Faton Peci kritikoi organet e drejtësisë përmes një statusi në Facebook, duke ngritur dyshime për tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa personale.

Nga Prokuroria shkurt vetëm kanë konfirmuar nisjen e hetimeve, duke mos treguar se pse një hetim i tillë nuk ishte bërë më herët.

“Referuar pyetjeve tuaja,  ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me këtë çështje, andaj në bazë të të gjeturave do të veprojë tutje”, thonë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ministri i Bujqësisë, që nga marrja e mandatit të tij vazhdimisht ka fajësuar institucionet e drejtësisë dhe ka thënë se ka denoncuar raste të shumë keqpërdorimeve, që sipas tij, janë kryer në këtë ministri.

Por pavarësisht kësaj, as ministri Peci e as zyrtarë të kësaj ministrie, nuk kanë pranuar të flasin rreth këtyre denoncimeve.

Avokati Yll Zekaj thotë se denoncimet që ministri ka bërë për keqpërdorimet brenda institucionit që ai udhëheq duhet të jenë alarm për sistemin e drejtësisë.

Por, ai vlerëson se nuk duhet që të përdoret gjuhë e ashpër dhe vazhdimisht të ndërhyhet në punët e këtyre institucioneve.

“Politika asnjëherë nuk duhet të përzihet në sistemin e drejtësisë, politika mund ta ndihmojë atë duke i identifikuar edhe rastet siç po bënë edhe ministri Peci, por me identifikimin e rastit me orientimin e atyre rasteve në sistemin e drejtësisë, mbaron më kompetenca e ministrit, për të gjuajtur gurë, mbi sistemin e drejtësisë, edhe ashtu një sistem i brishtë dhe është identifikuar si lehtë i ndikueshëm”, ka thënë avokati Yll Zekaj.

Ministrat e Qeverisë Kurti vazhdimisht kanë kritikuar sistemin e drejtësisë.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci shpesh përmend se ka dërguar në Prokurori shumë raste që kanë të bëjnë me keqpërdorime me subvencione e me menaxhimin e pronave./RTV Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img