Site icon PrishtinaPress

Prokuroria nis hetimet lidhur me kërcënimin që iu bë kryeministrit në detyrë Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të premten përmes rrjetit social Facebook është kërcënuar me jetë.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur hetimet.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill 2020, Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Një person me emrin, Daniel Arianitti, ka thënë se jep dëmshpërblim prej 10 milionë [pa specifikuar se çfarë] në këmbim “të kokës së Albinit”.

Mirëpo, i njëjti sot ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij.

Ai thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan të keqen atij.

Exit mobile version