Site icon PrishtinaPress

Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gazetarit Selimi, akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet A.L., për penale “Vrasje e rëndë në tentative”, si i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Alban Selimi.

Siç mëson Front Online, gjykimi pritet të nisë me 6 shtator.

Më 16 mars 2023 garazhi në shtëpinë e gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi ishte kapluar nga zjarri.

Në një reagim në Facebook Selimi kishte pretenduar se zjarrin mund t’ia ketë vënë ndokush dhe se me këtë veprim kanë tentuar ta frikësojnë.

Rastin e kishte bërë të ditur vet gazetari Alban Selimi përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka publikuar edhe foto.

Policia e arrestoi një person të dyshuar. Personi i arrestuar me inicialet A.L. është 42-vjeçar.

Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit A.L (42-vjeçar), nën dyshimin se ia dogji garazhin redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi.

Exit mobile version