4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj deputetit Milaim Zeka për mashtrim e pastrim të parave

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurëve Milaim Zeka, I.K dhe E.K për mashtrim, shmangie nga tatami dhe pastrim i parave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër të pandehurve I.K., M.Z dhe E.K., për veprën penale “mashtrimi” nga neni 335  paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së,  lidhur me nenin 31 të KPRK-së, për veprën penale “shmangia nga tatimi” nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe neni 31 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “pastrimi i parave” nga neni 308 të KPRK-së, dhe neni 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 e 1.2 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit nr. 05/L-096.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të pandehurit, I.K dhe M.Z., që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin, si agjencion punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit I.K dhe M.Z., kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Të pandehurit si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale “shmangia nga tatimi” nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe neni 31 të KPRK-së.

Gjithashtu, të pandehurit I.K., M.Z dhe E.K., kanë kryer veprën penale “pastrimi i parave” nga neni 308 të KPRK-së dhe neni 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit nr. 05/L-096 lidhur me veprat penale “mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “shmangia nga tatimi” nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img