Prokuroria e Specializuar e ka përsëritur disa herë “frikësimin e dëshmitarëve” si një prej argumenteve për ta arsyetuar rëndësinë e procesit të saj dhe mbajtjes në paraburgim të krerëve të UÇK-së.
Por, dje, në një debat të gjatë mes gjyqtarëve, prokurorisë dhe avokatëve, Prokuroria e Specializuar është përballur me një pyetje direkte: Nëse kanë ndonjë rast kur ndonjë dëshmitarë që është paraqitur deri tash në seancën kundër krerëve të UÇK-së, është frikësuar.
Ata kanë thënë shkurt, JO!Ky ishte diskutimi mes gjyqtarit Charles Smith dhe një prokurori:
Gjyqtari: A keni ndonjë rast të ndonjë dëshmitari që ka dhënë dëshminë, e di që kemi vetëm tre muaj që dëshmojmë çështjen në këtë sallë të gjyqit, por a keni dëgjuar ndonjë rast të ndonjëdëshmitari të ketë pasuar kanosje pas dhënies se dëshmisë? Çfarëdo lloj kanosje.
Prokurori: Që është frikësuar?
Gjyqtari: Çdo rast…
Prokurori: Jo, nuk mund të tregoj këto çështje individuale
Gjyqtari: Po pyes a keni ndonjë rast?
Prokurori: Jo i nderuar gjykatës, nuk kemi.Gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi ka nisur me 3 prill dhe deri me tash janë dëgjuar vetëm 10 dëshmitarë dhe ata pothuajse në tërësi në seanca private. Kjo ka ngritur kritika të mëdha në publik. Specialja është kritikuar edhe më herët për mbylljen karshi publikut e mbrojtjes, pasi shumë nga provat e saja janë lënë të redaktuara