1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria kundër lirimit të avokatit Halilaj, që dyshohet se shfrytëzoi seksualisht vajzën nga Drenasi

Gjatë ditës së sotme Gjykata e Apelit vendosi që ta ndërpresë masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Gazmend Halilaj, duke vendosur që avokati Halilaj të paraqitet në stacionin policor çdo të hënë në orën 10:00. Këtë masë, Apeli e ndryshoi pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila i dha arrest shtëpiak avokatit Gazmend Halilajt, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në abuzimin seksual ndaj një të miture nga Drenasi. Ky vendim i Apelit do të jetë në fuqi deri në korrik të këtij viti. Ndërkohë që Prokuroria po pretendon se do të bëjë ankesë konform ligjit sa i përket vendimit të Gjykatës së Apelit

Prokuroria e Shtetit pritet që të bëjë ankesë ndaj vendimit që Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë për ndryshimin e masës së arrestit shtëpiak në paraqitje në stacionin policor për avokatin Gazmend Halilaj nga Drenasi, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në skandalin seksual të vajzës së mitur nga Drenasi. Halilaj po akuzohet për dy vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “nga neni 422 dhe “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Vendimi i Apelit

Por, për ankesë ndaj vendimit të Apelit, pritet që në ditët në vijim të vihet në aksion Prokuroria e Shtetit.

Kështu ka deklaruar të mërkurën prokurori i cili po merret me hetimet për këtë lënë, Ruhan Salihu.

“Ne në bazë të ligjit do t’i shqyrtojmë mundësitë që të bëjmë ankesë. Po e presimin që të na vije vendimi i apelit për ndryshimin e masës”, ka deklaruar prokurori i rastit.

E pala mbajtëse e avokatit Gazmend Halilaj, gjatë ditës së enjte ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Apelit të Kosovës në të cilën kontestohej vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës për masën e arrestit shtëpiak për Halilajn. Pala mbrojtëse e Halilajt, ka kërkuar që masa e arrestit shtëpiak t’i ndryshohet atij.

Vendimi i Apelit

Vetëm pas tre ditëve, Apeli vendosi në favor të avokatit të akuzuar për keqpërdorim seksual. Sot, kjo Gjykatë ka marrë vendim që ta ndryshojë vendimin e Themelores.

“Me aprovimin e Ankesës së mbrojtësit të të pandehurit Gazmend Halilaj, NDRYSHOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të rënda, ashtu që ndaj të pandehurit Gazmend Halilaj, NDËRPRITET masa e arrestit shtëpiak sot më datë 03.06.2019 dhe  njëjti urdhërohet që të paraqitet në stacionin policor në çdo të hënë në ora 10:00, e cila masë sipas këtij aktvendimi do t’i zgjasë deri më datë 27.07.2019”, thuhet në aktvendimin e Apelit të cilin e ka siguruar Gazeta Express.

E ndërkohë, për ndryshimin e masës së arrestit në paraqitje në stacionin policor ka folur edhe vet Halilaj.

“Po, jam liruar nga arresti shtëpiak. Tash do të paraqitem në polici”, ka treguar Halilaj.

Prokuroria: Po e presim një ekspertizë, pastaj aktakuzën për ‘Rastin Drenasi” e dorëzojmë në Gjykatë

E ndërkohë, prokuroria Themelore e Prishtinës thotë se po e pret një ekspertizë financiare e cila do t’i jap më shumë detaje rastit. Lënda bashkë me ekspertizën pastaj do t’i dorëzohet Gjykatës.

Kështu tha prokurori Ruhan Salihu.

“Rreth çështjes së aktakuzës për këtë lënë, ne po e presim edhe një ekspertizë. Posa të na vijë, do t’ia bashkëngjisim aktakuzës dhe bashkë me të do ta dorëzojmë në gjykatë”, sqaroi Halilaj.

E ekspertiza financiare ka të bëjë për njërin nga tre personat e akuzuar për abuzimin seksual ndaj vajzës nga Drenasi. Kjo ekspertizë do t’i jap pasqyrën financiare të të hyrave bankare për njërin nga të akuzuarit për këtë rast.

Para avokatit janë arrestuar edhe polici Vesel Veseli, arsimtari Shkëlzen Xhekaj dhe gjinekologu Fehmi Ahmeti. Kujtojmë se avokati Halilaj ishte ai i cili e kishte dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Shtetit në lidhje me rastin ndaj 16-vjeçares, ndërsa momentalisht edhe ai po hetohet si i dyshuar në këtë çështje.

Më 5 shkurt të këtij viti në media është raportuar se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH. dhe nga hetuesi policor V. V., ky i fundit dyshohet se e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar të abortojë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img