Ka përfunduar një pjesë e intervistimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Prokurorinë Speciale të hënën.
Marrja në pyetje e saj, e cila ka filluar sot rreth orës 14:00 dhe ka përfunduar rreth orës 16:00, pritet të vazhdojë edhe nesër.
Ministrja e Drejtësisë është marrë në pyetje për dy deklarata të saj: e para, për deklarimet lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara dhe e dyta, për arratisjet e fundit nga burgjet.
Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media.