1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria konfirmon kërcënimin ndaj Agim Bahtirit

Prokuroria Themelore e Mitrovicës në një njoftim  për media ka konfirmuar se kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri është kërcënuar.

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Sipas tyre, si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se   bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga  ankuesi – kryetari  i Mitrovicës së Jugut  A.B.,  Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit. Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img