-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për aktivistët e VV-së

Prokuroria Speciale e Kosovës i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Themelore të Prishtinës, respektivisht gjyqtarit të procedurës paraprake për vazhdimin e masës së paraburgimit për Atdhe Arifin, Astrit Deharin dhe Egzon Halitin, ndërsa ka kërkuar vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për Frashër Krasniqin, Petrit Ademi dhe Adea Batusha të gjithë këta aktivist të Lëvizjës Vetëvendosje, raporton “Zeri.info”.
Të gjithë këta të dyshuar nga Prokuroria Speciale për kryerjen e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, transmeton “zeri.info”.
Avokati mbrojtës së Petrit Ademit, Tomë Gashi, ka thënë se prokurori ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak për aktivistët e vetëvendosjes për shkak se sipas tij hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe se të njëjtat arsye të cilat i ka cekur herën e kaluar për caktimin e masës së paraburgimit të njëjtat i ka cekur edhe tani në kërkesën e drejtuar Gjyjates Themelore të Prishtinës.

Gjykata Themelore e Prishtinës me datën 30 gusht ia u kishte shqiptuar masën ligjorë të paraburgimit Atdhe Arifit, Astrit Deharit, Egzon Halitit, ndërsa Frashër Krasniqit, Petrit Ademit dhe Adea Batushës ia u kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Kjo masë ligjore për të gjithë këta të dyshuar do të përfundoj nesër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img