Site icon PrishtinaPress

Prokuroria kërkon paraburgim për gjyqtarin dhe zyrtarin policor që u arrestuan për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se sot gjatë ditës me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie, janë arrestuar dy persona me inicialet R.I. dhe B.G., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” si dhe për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Sipas prokurorisë, personi i parë i arrestuar është Gjyqtar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega në Skenderaj, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Ndërkaq, personi i dytë i arrestuar është Polic i Kosovës, i cili dyshohet për veprën penale “Marrje të ryshfetit”.

Prokuroria Speciale për dy të arrestuarit do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Exit mobile version