Site icon PrishtinaPress

Prokuroria kërkon paraburgim për 15 të arrestuarit në rastin “Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj 15 të dyshuarve për tri veprat penale të “fajdesë”, “detyrimit” dhe “shmangies nga tatimi”.

Të dyshuarit janë arrestuar të enjten në një aksion të Prokurorisë së Shtetit në rastin “Brezovica”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj pesëmbëdhjetë (15) të pandehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., Sh.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe Sh.H”, thuhet në njoftim.

Në këtë aksion të Prokurorisë, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

Exit mobile version