Prokuroria Themelore në Gjakovë do të kërkojë një muaj paraburgim për Pjetër Nrecajn, i cili dyshohet se mbrëmë me breshëri plumbash të kallashnikovit e vrau gruan e tij Valbona Marku Nrecajn dhe vajzën 9 vjeçe, shkruan Gazeta Express.
Kryeprokurori në prokurorinë e Gjakovës, Ali Selimaj, ka thënë sot për Express se prokuroria gjatë ditës pritet ta intervistojë të dyshuarin Pjetër Ndrecaj për vrasjen në Gjakovë.
Po ashtu, ai tregoi se do të kërkojnë një muaj paraburgim për të dyshuarin.
“Ende nuk e kemi intervistuar, sot gjatë ditës do ta intervistojmë të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë. Do të kërkojmë një muaj paraburgim për të”, i ka thënë Expressit kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj.