Debat i ashpër u zhvillua të enjten e kaluar në Kuvendin e Kosovës. Por jo vetëm kaq, pas debatit të ashpër, shkoi edhe më larg.
Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti u konfrontua fizikisht me deputetin e LDK-së, Arben Gashin, duke e shtyrë këtë të fundit.
Është pikërisht Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka i cili ka konfirmuar për Indeksonline se tashmë ka nisur procedura e rastit por jo ajo e intervistimit.
“Mundë të ju konfirmojë se lidhur me përplasjen fizike të ndodhur në Kuvend ditë më parë të deputetëve, Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet për këtë. Hetuesit kanë shkuar në Kuvend por të njëjtit nuk kanë qenë aty. Megjithatë Prokuroria po i vazhdon hetimet lidhur me këtë çështje”, ka thënë Beka për Indeksonline.
Nga përleshja e dyshes ishin publikuar edhe pamje të cilat nxitën debate edhe nga qytetarë të shumtë të vendit.