4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria kërkon dënimin e Bedri Krasniqit për kanosjen ndaj Shkumbin Mehmetit, i akuzuari thotë se e pranon çdo vendim të Gjykatës

Prokurorja Ardiana Veseli gjatë fjalës përfundimtare kërkoi dënimin e të akuzuarit Bedri Krasniqi për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit, ndërkaq vetë Krasniqi tha se do ta pranojë vendimin e Gjykatës sido që ajo të vendosë.

Paraprakisht, prokurorja Veseli dorëzoi fjalën përfundimtare me shkrim dhe shkurtimisht e elaboroi të njëjtën, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, prokurorja tha se nga vetë i dëmtuari Mehmeti përmes deklaratës së dhënë në gjykatë, është thënë se çdo fjalë e thënë nga i akuzuari Krasniqi dikën kritike i ka tingëlluar si kërcënuese.

Ndërkaq, Krasniqi në fjalën e tij përfundimtare tha se sido që të vlerësojë gjykata, do ta pranojë atë vendim dhe se ndaj tij nuk do të ushtrojë ankesë.

Po ashtu, Krasniqi tha se nga fytyra mund të duket i vrazhdë dhe se do të donte të ishte i bukur si këngëtari Blero.

“E vërtetë, kam qëllu pak i ashpër dhe i vrazhdë prej fytyrës po unë nuk i kam fajet. Edhe unë kisha pas qejf me kanë i bukur si Blero ndoshta po s’jam”, tha Krasniqi.

I akuzuari Krasniqi, në fjalën përfundimtare përmendi edhe trajnerin e futbollit Faruk Statovci, mirëpo gjykatësi i rastit, Sabit Krasniqi kërkoi që i njëjti të fokusohet në procedurën penale dhe të sqarojë se si e ndjen veten.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img