1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria jep detaje për arrestimin e të dyshuarit të katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se lidhur me rastin e vrasjes se trefishtë në Gllogjan të Deçanit, ka ndaluar K.M., nën dyshimin se i njëjtit ka kryer veprat  penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”

Në njoftim thuhet se prokurorja e çështjes, në vazhdën e hetimeve intensive për rastin në fjalë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për arrestimin e K.M., i cili fillimisht është ndaluar për 48 orë .

“Po ashtu, brenda afatit ligjore, prokurorja e çështjes, ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Pejës”, thuhet më tej në njoftim.

Më tej thuhet se për rastin tragjik i cili mori jetën e tre personave dhe plagosjen e një personi, kjo prokurori është duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale.

Tre persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur në sulmin me Kallashnikov ndaj një autobusi që po transportonte nxënës dhe po kthehej nga Gjakova.

Të vrarët janë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Pas hetimeve të gjata, Prokuroria e Pejës ka njoftuar për arrestimin e tre të dyshuarve dy prej tyre janë në paraburgim kurse njëri është liruar në arrest shtëpiak.

Të ndaluarit për këtë rast janë familjarë ndërmjet vete (babai dhe dy djemtë).

Sipas Prokurorisë ata dyshohen për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndryshe, motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, motrës së të dyshuarve, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img