1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria jep detaje, 83 kilogramët e drogës ishin nisur nga Turqia dhe u gjetën brenda reflektorëve

83 kilogramët e drogës që janë sekuestruar sot në pikën kufitare në Han të Elezit janë gjetur në 32 reflektorë që ishin nisur nga Turqia dhe për destinacion kishin Prishtinën

Të mërkurën në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, është gjetur drogë me peshë 83.5 kg, e llojit heroinë.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në një konferencë për media kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që dy janë në kërkim.

Kryeprokurori Shukri Jashari, ka theksuar se këta persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.

Sipas prokurorisë dorga ishte e fshehur në pajisje për ndriçim dhe bëhet fjalë për 160 paketime me heroinë.

“Kjo ngarkesë me 83 kilogramë është ngarkuar në Turqi dhe destinacion ka pasur Prishtinën, gjatë kontrollimit është dyshuar se në mjetin transportues kanë qenë 32 reflektorë dhe në ata kanë qenë të futur 160 paketime me heroinë, i njëjti mall është sekuestruar nga policia”.

“Po ashtu është sekuestruar një kombi e një veturë e tipit Land Rover”.

Tutje theksoi se gjatë ditës janë bastisur edhe disa lokacione, në Pejë edhe Prishtinë është duke vazhduar bastisja edhe në pesë lokacione të tjera ka thënë Jashari.

Ndërkaq, Udhëheqja e Zyrës Doganore të Hanit të Elezit, Sakibe Nuredini, tha se gjatë punës rutinore, zyrtarët kontrolluan maunën dhe gjatë kontrollit në 32 reflektor kanë gjetur substanca narkotike.

“Menjëherë, kemi bashkëpunuar me policinë dhe prokurorinë për këtë rast”, ka thënë Nuredini.

Lidhur me këtë, edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, reagoi në Facebook.

Sveçla tha se rezultatet nuk mungojnë kur mes institucioneve ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë.

“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë. Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroin më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img