2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria interviston Bislimin dhe Muratin pas përleshjeve në Kuvend

Me ftesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë intervistuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas përleshjes fizike që ka ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë.

Procedurat hetimore janë duke vazhduar si dhe pritet që të intervistohen edhe persona të tjerë, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndërsa, deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku ka shkruar dje në Facebook se ka marrë ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

 

 

Dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur në Kuvend ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img