Site icon PrishtinaPress

Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal ndaj Agim Ademit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, njofton “Betimi për Drejtësi” të mërkurën.

Ademi dyshohej për veprat penale të shmangies nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit.

“Prokurori ka shqyrtuat dhe analizuar në tërësi shkresat e lëndës dhe duke pasur parasysh, natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryerësve dhe zotimin e të dyshuarve se di t’i përmbushin detyrimet, ka vlerësuar se lënda plotëson kushtet që të zgjidhet përmes Procedurës Alternative, përkatësisht të bëhet Pezullimi i Përkohshëm i Procedurës në kuptim të nenit 227 të KPP-së”, thuhet në aktvendimin për hedhje të kallëzimit penale.

Ndaj Ademit kishte parashtruar kallëzim penale Njësia Rajonale e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale të “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Exit mobile version