5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria fton të dëmtuarat nga “Albkings” të paraqiten në polici për bashkëpunim

Prokuroria në Prishtinë fton të gjitha të dëmtuarat në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre.

Në njoftimin për media, prokuroria thotë se kjo do bëhet në mënyrë që të dëmtuarat të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Besnik Beqiri, avokati i të dyshuarit.

“Caktimi i kësaj mase, është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore. Nesër do ta bëjmë ankesën”, tha ai.

Njëri nga administratorët e grupit “AlbKings”, u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Ai dyshohet lidhur me aktivitetet në rrjetin social “Telegram”, ku bëhet shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave, përfshirë edhe të dhënat e tyre personale për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img