Site icon PrishtinaPress

Prokuroria fillon hetimet ndaj Endrit Shalës, për sulmin drejt gazetarit Ensar Ramadani

Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet ndaj ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Lajmin për nisjen e hetimeve e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Me urdhër të prokurorit është hapur rasti për veprën penale ‘sulmi’. Prokurori ka autorizuar policinë për dhënien e deklaratave të personave në rast”, tha Ulaj për Express.

Kujtojmë se gazetari i Indeksonline Ensar Ramadani dje u nis për në QKUK për të marrë informacion mbi gjendjen shëndetësore të Luan Malokut, këshilltar i kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili kishte mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Ndonëse shkoi për të plagosurin, vetë gazetarit i është dashur të marrë trajtim mjekësor në QKUK, pasi siç ka raportuar është goditur me grusht nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Për rastin ka reaguar edhe Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve (AGK).

Exit mobile version