-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria e Pejës për nëntë muaj akuzon 150 persona për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se gjatë periudhës kohore janar- shtator të këtij vitit, ka ngritur 146 aktakuza, kundër 15 personave për veprën penale “Dhunë në familje”.

Në periudhën nëntë mujore të këtij viti, Prokuroria Themelore në Pejë ka akuzuar 133 persona të gjinisë mashkullore, kurse 17 janë nga gjinia femërore, njofton Klankosova.tv.

Nëpëmjet një kumtese për media thuhet se gjatë kësaj kohe janë trajtuar si viktima të dhunës në familje gjithsej 154 persona, prej tyre 125 të gjinisë femërore, kurse 29 janë viktima të gjinisë mashkullore.

Gjatë trajtimit të këtyre rasteve nga Prokurori i Shtetit, janë bërë 35 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit për personat e pandehur dhe në gjashtë raste është propozuar për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Prokuroria Themelore në Pejë inkurajon të gjithë viktimat e rasteve të dhunës në familje që t’i raportojnë raste në ketë prokurori apo në Policinë e Kosovës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img