6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka bërë ankesë, po kërkojnë masën e paraburgimit për Milan Radoiçiqin

Dje, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka paraqitur ankesë kundër vendimit të gjyqtarit për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, i cili ka refuzuar propozimin e kësaj prokurorie për të caktuar paraburgimin e Milan Radojiçiqit për shkak të rrezikut se mund të arratiset.

Në ankesë, prokuroria ka kërkuar ndryshimin e vendimit i cili ia mundëson ndalimin e Radoiçiqit, sipas përgjigjes dërguar portalit N1.

Vendimi për ankesën duhet të merret nga paneli i trupit jogjykues në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Radoiçiq u mor në paraburgim më 3 tetor, kur u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë. Megjithatë, ai u lirua një ditë më vonë pasi gjykatësi refuzoi ta paraburgoste.

Pa dy ditësh gjykata e lartë në Beograd ka refuzuar kërkesën e prokurorisë, për paraburgim.

Gjyqtari i çështjes i ka caktuar arrest shtëpie ndërsa i ka ndaluar të kalojë në territorin e Kosovës.

“Radoiçiqit i është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga vendbanimi, e cila i ka ndaluar të largohet nga territori i Republikës së Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës, dhe është urdhëruar që çdo datë 1 dhe 15 të muajit të paraqitet në stacionin policor”

Po ashtu, nga kjo gjykatë kanë njoftuar se terroristit Radoiçiq, i është konfiskuar  pasaporta, ndërsa i pandehuri është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel ndalesat dhe detyrimet.

Ditë më parë, ai pranoi përmes avokatit e tij që kishte organizuar sulmin terrorist në  fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku.

Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Radoiçiq njoftoi se ai kishte bërë të gjitha përgatitjet logjistike, duke theksuar se Qeveria e Serbisë nuk ishte e informuar mbi organizimin e tij.

Ai madje e kishte cilësuar vrasjen e policit si aksidentale, pas së cilës ka nisur një përleshje e ashpër nga të dyja palët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img