Site icon PrishtinaPress

Prokuroria e konfirmon aksionin në Pallatin e Rinisë, janë arrestuar dy persona

Prokurorisë Speciale të Kosovës ka thënë se pas zhvillimit të hetimit disa mujor, sot është zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”, në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë këtij aksioni hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, kanë realizuar arrestimin e dy personave të dyshuar me dyshimet për përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022 në NP ‘’Pallati i Rinisë’’ në Prishtinë.

Të arrestuarit A.Z. dhe F. Rr. dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ nga neni 418 i KPRK-së.

Gjatë këtij aksioni është kryer kontroll i detajuar në ambientet e punës së të dyshuarve, ku janë sekuestruar:

Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Exit mobile version