3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria e Hagës pushon hetimet ndaj Driton Lajçit

Pas më shumë se 4 vjetëve e gjysmë, Prokuroria e Specializuar me seli në Hagë i ka ndërprerë hetimet ndaj Driton Lajçit, ish-udhëheqës për Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar nga Gjykata Speciale në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Lajmin për ndërprerjen e hetimeve për Lajçin e ka konfirmuar zyra e avokatisë së Toby Cadman, mbrojtës i Lajçit.

Në komunikatën të cilën e ka publikuar sot Nacionale, thuhet se është zhgënjyes fakti që këto hetime u zgjatën për më shumë se 4 vjet.

“Fatkeqësisht, hetimi mbeti i hapur pa asnjë akuzë, duke e lënë z. Lajçi në një gjendje pasigurie për katër vite e gjysmë. Megjithë me kalimin e kohës dhe përkundër ndikimit të dukshëm që kjo ka pasur te z. Lajçi, është e rëndësishme të theksohet se kjo çështje tashmë ka marrë fund. Në datën 17 korrik 2023, Prokurori i Specializuar e njoftoi se akuzat e bëra ndaj z. Lajçi janë mohuar gjatë gjithë kohës. Ndonëse ndërprerja e hetimeve nga Prokuroria Speciale ishte vendimi i duhur dhe i drejtë, është thellësisht keqardhje që u deshën katër vjet e gjysmë për të marrë këtë vendim”, thuhet në këtë njoftim të zyrës së avokatit Cadman, raporton Nacionale.

Lajçi dyshohej se në cilësinë e Udhëheqësit të Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, kishte penguar drejtësinë dhe kishte zbuluar disa dokumentacione konfidenciale.

Hetimet ndaj tij kishin nisur me një intervistim në datën 3 maj të vitit 2019. Lajçi ishte intervistuar për tri ditë me radhë në Hagë. E që nga atëherë, për 4 vjet e gjysmë ai mbeti si i dyshuar, dhe hetimet nuk po përfundonin nga Prokuroria e Hagës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img