Site icon PrishtinaPress

Prokuroria do të kërkojë paraburgim për personin që dyshohet se e dhunoi të miturën në Istog

Prokuroria Themelore në Pejë sot pritet të kërkojë paraburgim për M.Z., i cili është arrestuar për dhunimin e një të miture në Istog më 9 gusht të këtij viti.

“Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim.

Rastin në polici për dhunim dje e ka raportuar e mitura bashkë me babanë e saj në stacionin policor të Istogut, i dyshuar M.Z. është ndaluar për 48 orë./Prishtinapress/

Exit mobile version