1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria dhe Gjykata fshehën aktakuzën e ngritur ndaj Bukoshit e Osmanit

Bujar Bukoshi, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi po akuzohen se kanë keqpërdorur para të Fondit të Trepërqindëshit.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë para një viti por tek tash është bërë publike. Fondi pas përfundimit të luftës kishte 50 milionë marka.

Kjo aktakuzë u mbajt e fshehtë për një vit të tërë. E ekzistencën e saj e konfirmoi edhe kryeprokurori i Speciales, Reshat Millaku. Mirëpo, nuk dha detaje të tjera për procesin.

Të akuzuar për keqpërdorim janë ish kryeministrit Bujar Bukoshi, asistentit të tij Atdhe Gashi dhe deputetit të LDK’së, Naser Osmani.

E ky i fundit, i pyetur nga T7 për akuzën që rëndon mbi të, dha një përgjigje origjinale.

Aktakuza për Fondin e 3% ishte ngritur nga prokurori Faik Selimi i cili u pensionua vitin e kaluar. Më pas kjo lëndë kaloi tek prokurori Atdhe Dema.

E ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar edhe Bujar Bukoshi. Ai për Express ka konfirmuar se ka nisur procesi gjyqësor. Ka refuzuar të flasë më shumë duke këshilluar që të kontaktohet avokati i tij, Besnik Berisha.

Ky i fundit nuk ka dhënë detaje rreth procesit, mirëpo thotë që nuk e ka përfaqësuar Bukoshin në asnjë seancë në Gjykatë.

Bujar Bukoshi aktualisht s’ka asnjë funksion publik përveçse është në rehabilitim nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa, Naser Osmani është deputet i LDK’së i cili para disa ditësh u shpall i pafajshëm për një akuzë tjetër për privatizim.

Hetimet ndaj tre të akuzuarve për Fondin e Trepërqindëshit kishin nisur në vitin 2016 kur ishte raportuar se viteve të fundit ishin tërhequr rreth gjysmë milioni euro të Fondit.

Pasluftës, ish-Ministri i Financave, Isa Mustafa, kishte thënë se kanë tepruar rreth 50 milionë marka.

Fondi i Tre pëqindëshit ishte themeluar nga Qeveria e Bujar Bukoshit që kishte vepruar jashtë Kosovës para luftës. Një pjesë e atyre fondeve ishin përdorur për t’i paguar mjekët, profesorët e mësuesit në institucionet paralele.

Problemi i fondeve të paraluftës ishte trajtuar edhe në Zona Express. Aty, ishte cituar një raport ku tregoheshin sa mjete ishin mbledhur nga Fondi i Tre përqindshit.

Deri më tash s’ka pasur asnjë raportim transparent për këtë fond por edhe për fondin tjetër Vendlindja Therrët i themeluar nga ish-udhëheqësit e UÇK’së, për të cilin ishin përplasur ditë më parë Anton Quni e Xhavit Haliti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img