Në veri është duke u zhvilluar një aksion i prokurorisë dhe policisë.
Në këtë aksion po marrin pjesë edhe zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës.
Kështu tha për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Policia e Kosovës në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në veri të vendit është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme , me autorizim të prokurorit policia ka ndërhyrë dhe të njëjtat janë duke u kontrolluar”, tha Elshani për Klankosova.tv
Nuk janë bërë të ditura detaje tjera lidhur me aksionin.