Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gruas sonte në Prishtinë.
L.M., e lindur në vitin 1990, është gruaja që u vra sonte nga arma e zjarrit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Dyshimet e para për këtë ngjarje tragjike lidhen me grabitje.
Njoftimi i plotë i prokurorisë:
Ju njoftojmë se me të marrë informatën nga policia, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe të gjitha njësitë relevante.
Nga informacionet preliminare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka ndërruar jetë një grua, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Nga vendi i ngjarjes janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me policinë, për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.