6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria autorizon Policinë të fillojë hetimet për rastin në QKUK

Pas fillimeve të hetimeve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, për rastin e Vahide Tashollit e cila lindi foshnjën në pllaka nga neglizhenca e stafit mjekësor, të njëjtin operacion e ka filluar edhe Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorit të Shtetit.

Indeksonline ka dërguar pyetje në prokurorinë e shtetit për të kuptuar nëse kanë filluar hetimet për rastin.

Ekrem Lutfiu zëdhënës për informim në Prokurorinë e shtetit bën të ditur se prokurori ka autorizuar Policinë që të shkoj në vendin e ngjarjes dhe të intervistoj personat e përfshirë në rast.

“Menjëherë pas marrjes së informacioneve Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, Njësinë kompetente që të shkoj në vendin e ngjarjes dhe t’i intervistoj personat e përfshirë në këtë rast, si të dëmtuarën, familjarët, mjekët dhe stafin mbështetës mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Shtetit.

Rasti cilësohet si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Ndërsa Prokuroriathotë se ende nuk ka fillim zyrtar të hetimeve pasi janë në fazën e mbledhjës së informatave.

“Rasti është hapur pranë Policisë së Kosovës si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Ndërsa, pasi të merren veprimet si më lartë do të merren edhe hapat tjerë karshi të gjeturave. Ende nuk ka fillim zyrtar të hetimeve nga Prokuroria pasi që  jemi në fazën e mbledhjes së informatave”

Indeksonline gjatë ditës së djeshme raportoi për storien.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img