Lajmin për autorizimin e policisë që ta dëgjojë Morinën, e bëri të ditur për KALLXO.com kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Reshat Millaku.
“Sot rreth orës 12:00 e kemi aurorizu Drejtorinë e Krimeve te Randa në Prishtinë për dëgjimin e Bajrush Morinës”, tha Millaku.
Dje Morina, në ditën kur u shënua 19 vjetori i vrasjes së Enver Malokut shkroi se do të dëshironte ta shihte një deputet të Kuvendit të Kosovës të shkonte drejt speciales.
“Ne përvjetorin e 19 të vrasjes së intelektualit te guximshëm Enver Malokut, kisha dashtë me i pa me duar lidhur e te nisur për ne Speciale, një deputet te Kuvendit te Kosovës dhe bashkëshorten e tij!”, ka shkruar gazetari Bajrush Morina në profilin e tij në “Facebook”.