12.5 C
Pristina
Saturday, March 29, 2025

Buy now

spot_img

Prokuroria: Asnjë i arrestuar deri tani për vrasjen dhe plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani për vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

I vdekur mbrëmë ka mbetur Naser Gashi, 62-vjeçar, si dhe i plagosur është Miftar Miftari, rreth 40-vjeç.

Prokuroria Themelore në Prishtinë për Klankosova.tv ka thënë se janë duke u marrë me rastin.

“Nuk ka asnjë të arrestuar për rastin. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë rast”, thanë nga prokuroria për Klankosova.tv.

62-vjeçari, Naser Gashi, ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i plagosuri Miftar Miftari është duke marrë tretman mjekësor.

Policia shton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img