1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria aksion ndaj një operatori gurthyes në Pejë, sekuestron një makineri

Prokuroria Themelore e Pejës ka zhvilluar një aksion sekuestrimi ndaj një gurthyesi të komunës së Pejës.

Aksioni ka ndodhur me pretekstin e punimeve ilegale, nxjerrjes së zhavorit dhe shkaktimit të dëmeve përkatëse në fshatin Poçestë të Pejës, ku edhe është zhvilluar.

Lajmin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar Prokurorja e rastit Arlinda Nallbani Gacaferi.

“Ju deklarojë se bëhet fjalë për një aksion të gjërë i cili është zhvilluar nga e diela e kaluar. Puna intensive dhe zbulimi ka çuar deri tek konfiskimi i sontëm i makinerisë së një operatori gurthyes të komunës së Pejës, i cili ka operuar ilegalisht. Është zënë duke vepruar në fshatin Poqestë ku edhe është bërë konfiskimi i makinerisë së rëndë me të cilën ka operuar dhe i njejti mbetet nën autoritetin e prokurorisë deri në një vendim të Gjykatës. Pra është ndaluar veprimtaria e atyre mjeteve vepruese. Nga aksioni, nuk ka të arrestuar. Është kjo një punë e mirë e bashkëpunimit të organeve të rendit dhe zbatimit të ligjit”, deklaroi prokurorja Nallbani Gacaferi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img