Duke paraqitur prova të përgjithshme të aktakuzës, prokurori mes të tjerash nxori në ekran edhe një dokument sipas të cilit, ishte Rregullore e Disiplinës në UÇK.
Ai tha se këto rregullore sqarojnë se kush kishte autoritet për të vënë rregull brenda UÇK-së.
Prokurori tha se provat do të tregojnë se këto rregulla të disiplinës janë përdorur kur donte UÇK-ja.
Ai tha se këto rregulla sanksiononin edhe gradimin dhe ndalimin e ushtarëve.
Prokurori tha se Shtabi i Përgjithshëm vazhdoi komunikimin me ushtarët e vet. Ndërkohë, duke paraqitur një fjalim të Jakup Krasniqit në Divjakë, në vitin 1998, në një vjetorin e daljes publike të UÇK-së, prokurori u shpreh se në pamje mund të shihet edhe autoriteti i tij, të cilin e shpalos, teksa ecë para rreshtit me ushtarë.
Prokurori më pas paraqiti edhe një fjalim të Krasniqit, ku paraqet organizimin e UÇK-së. Në këtë rast, prokurori tha se në fjalimin e Krasniqit, ku thuhet “spektrit të armiqëve”, sipas tij, ai i bën një referencë të përciptë, LDK-së.
Prokurori tha se Shtabi i Përgjithshëm vazhdoi të drejtonte aktivitetet të Policisë Ushtarake.
Ai paraqiti një urdhër të fillim tetorit 1998, ku Jakup Krasniqi ushëzon Policinë Ushtarake që të arrestojnë ata shtetas që tregojnë besnikëri ndaj okupatorit e që mbajnë uniforma serbe.
“Dijenia e të akuzuarve për ndalimet e paligjshme të UÇK-së, do të vërtetohet nga provat e komunikimit të tyre me personat e mbajtur në Likoc, Qirez, Shalë e Drenoc”, tha prokurori në fjalën e tij.
Ai tha se në fillim të 1999, u bën emërimet e larta. Prokurori paraqiti një program të takimit të gjetur në shtëpinë e Rexhep Selimit, e aty shkruan se Jakup Krasniqi diskuton emërimet dhe ngritjet në detyrë. “Asgjë nuk duhet nënshkruar pa miratimin e Shtabit të Përgjithshëm”, tha prokurori, duke cituar pjesë të kësaj letre.
Prokurori paraqiti edhe letra të tjera që sipas tij janë dokumente që shpërfaqin faktin se Shtabi i Përgjithshëm ka funksionuar dhe se UÇK-ja ka pasur hierarki.
Ai tha se në Rambuje, pati konferencë ndërkombëtare e ku morën pjesë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Prokurori tha se NATO filloi bombardimet mbi caqet e ish Jugosllavisë, kurse UÇK-ja në teren ndërmori opreacionin ‘Shigjeta’, duke krijuar një korridor për furnizim me armë nga Shqipëria në Kosovë.
Ai tha se ndërkohë, u krijua Qeveria e Përkohshme mbi bazën e një vendimi të lëshuar nga vetë Hashim Thaçi. Në këtë pikë, seanca ka shkuar në pushim./PrishtinaPress/