-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori special në Hagë, nesër deklarohet rreth rastit të Salih Mustafës

Prokuroria e Specializuar e Kosovës nesër në Hagë mban konferencë në lidhje me ecurinë e rastit të Salih Mustafës, i arrestuar kohë më parë për kinse krime lufte.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Gjykatës Speciale bëhet e ditur se në këtë konferencë do të flasë prokurori Jack Smith nga ora 15:00.

Mustafa, 48-vjeç, u arrestua më 24 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 28 shtator, ish-pjesëtari i UÇK-së Sali Mustafa tha se ai dëshiron të konsultohet me avokatin e tij para se të deklarohej i fajshëm ose i pafajshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img