-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori: Pjetër Shala, mori pjesë në vrasjen e një personi, ishte në grup me Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, ka thënë se Pjetër Shala mori pjesë në vrasjen e një personi dhe sipas tij, ishte në grup me Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin.

“Çështja gjyqësore kundër të akuzuarit pjetër Pjetër Shala në fakt është shumë e thjeshtë, edhe pse e ka ndryshuar në mënyrë tragjike jetën e shumë njerëzve dhe i ka dhënë fund jetës së një personi të caktuar”, ka thënë ai.

Tutje Whiting tha që dëshmitë do të tregojnë që Shala ishte pjesë e një grupi të vogël ushtarësh të UÇK-së, të cilët sipas tij, i kanë kryer këto krime.

“Dëshmitë do të tregojnë që Shala ishte pjesë e një grupi të vogël ushtarësh të UÇK-së të cilët i kanë kryer këto krime. Ky grup përfshinte Sabit Gecin dhe Xhemshit Krasniqit, të dy të shpallur fajtor në dy gjyqe në Kosove për krimin e ndalimit arbitrar dhe keqtrajtimin e zhvilluar në fabrikën e Metalit në Kukës. Dëshmitë do të tregojnë se në pranverën e 99-ës, në veri të Shqipërisë i akuzuari ka kryer krimin e luftës së ndalimit arbitrar dhe trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme”, ka thënë ai.

Ai tha se çështjet gjyqësore nuk janë kundër Kosovës e UÇK-së, por individëve që pretendohet se kanë kryer krime gjatë luftës.

Pjesën ku flet prokurori Whiting mund ta ndiqni në videon më poshtë rreth orës 01:15.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img