Site icon PrishtinaPress

Prokurori: Nuk e gjykojmë UÇK-në, vetëm katër të akuzuarit

Ndonëse në aktakuzën kanë frazimin si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, prokurori special në Gjykatën Speciale thotë se procesi i nisur gjyqësor nuk e procedon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si tërësi por vetëm katër ish-Krerët të saj: Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimin.

“Nuk procedojmë UÇK-në, dhe nuk i akuzon të gjithë anëtarët e saj, nuk është e vërtetë. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shumica e anëtarëve të UÇK-se nuk kishin të bënin fare me këto. Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë vetëm me ato që kanë bërë këta katër”, ka thënë Aleks Uaiting, Ushtruesi i Detyrës i Prokurorit të Specializuar.

“Së pari po bëj përmbledhje të provave të pushtetit që ata ushtronin në 1998-1999, pastaj përvijojmë qëllimin e përbashkët kriminal, pastaj praktikën e krimeve sipas qëllimit të përbashkët kriminal. Në përfundim bëjmë përmbledhjen duke u fokusuar te të katër të akuzuarit”, ka thënë ai.

“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me sundimin e ligjit në kohë të luftës. Për këtë jemi këtu sot. Në kohë lufte rreziku dhe intensitetet i konfliktit mund të beje që përdorimi i mjeteve të paligjshme. Për këtë arsye kemi ligjet e luftës, për të frenuar instinktet më të këqija që dalin në sipërfaqe në kohë lufte”, vazhdoi ai.

Rexhep Selimi: Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.

Kadri Veseli: Jam tërësisht i pafajshëm.

Krasniqi: E kam të vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo aktakuzë. Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën përmbahet në aktakuzë. Tërësisht jam i pafajshëm.

Thaçi: E kuptoj akuzën dhe jam i pafajshëm.

Zyrtarisht ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-Krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version