3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori kërkon që Milaim Zeka të mbahet 30 ditë në burg

Prokuroria do të bëjë kërkesë që për deputetin Milaim Zeka të caktohet masa e paraburgimit.

Lajmin për kallxo.com e konfirmoi prokurori Rexhep Maqedonci.

“Nesër do të bëjmë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për Milaim Zekën”, tha prokurori Maqedonci.

Sipas tij, Prokuroria ka vendosur dhe ka plot arsye për të parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Në mëngjesin e sotëm, deputeti i Nismës Socialdemokrate,  Milaim Zeka, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëvendës Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Po është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Arsyeja është kanosje përmes mjeteve të informimit”, tha Berisha.

Milaim Zeka tash e tri ditë është përfshirë në debate me prokurorinë për shkak të disa incizimeve të bisedave që kanë rrjedhur në media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img