Site icon PrishtinaPress

Prokurori ka kërkuar në vazhdimësi seancë të mbyllur për dëshmitaren e parë të Hagës, shkak identiteti i saj

Gjykata Speciale ka treguar se dëshmitarja së parë kundër ish-krerëve të UÇK-së, është marrë në pyetje dy herë nga prokuroria.

Gjatë seancës së mbyllur, dëshmitarja i është përgjigjur disa pyetjeve të cilat sipas gjykatës do të mund të ndikonin në zbulimin e identitetit të saj.

Kjo është edhe arsyeja pse një pjesë në fillim të seancës ka qenë e mbyllur për publikun.

Ndërkohë dëshmitarja e mbrojtur ka dhënë betimin e saj se do ta thotë vetëm të vërtetën gjatë marrjes në pyetje nga prokurori.

Një pjesë e seancës u hap për publikun.

Megjithatë pas sqarimit të disa dokumenteve shtesë që i kishte pranuar gjyqtari, Matthew Halling prokurori i rastit ka kërkuar që i gjithë procesi i marrjes në pyetje të dëshmitares të kalojë në seancë të mbyllur./PrishtinaPress/

Exit mobile version