1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori i Speciales humbi betejën ndaj Limajt, tani synon të dënojë krerët e UÇK-së

Prokurori kryesor në Gjykatën Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Alex Whiting ka qenë prokuror në procesin kundër Fatmir Limajt në Hagë, lëndë të cilën e ka humbur dhe kjo disfatë e ka frustruar shumë, ka thënë avokati serb Tomislav Visnjic i cili pohon se njihet personalisht më të.

Visnjic ka qenë mbrojtës i të akuzuarve të ndryshëm serbë për krime lufte në Hagë për rreth 18 vite.

“Kam biseduar me të pas atij gjyqi, dhe ai ishte shumë i frustruar me mënyrën se si e humbi këtë lëndë, po flas për argumentet ligjore. Por pas kësaj ai ishte në Harvard dhe pastaj u zgjodh prokurori kryesor, dhe tani kemi një person i cili nëse neglizhojmë qasjen personale që besoj se e ka ende, ai duhet të provojë diçka të ngjashme me atë që ka provuar tashmë pa sukses në procedurën e parë. Nga ana tjetër, ai ka një ekip koheziv me një përbërje më të zgjeruar”, citohet të ketë thënë Visnjic.

Avokati serb ka vërejtur se disa herë gjatë tri ditëve të para të gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së avokatët mbrojtës indirekt janë thirrur në prokurorin Whiting duke iu referuar aktgjykimit në rastin Limaj, raporton ky televizion.

Fatmir Limaj është është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, në vitin 2005. Së bashku me Limajn ishte liruar edhe Isak Musliu, ndërkaq Haradin Balaj është dënuar.

Një aktakuzën ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë të përfshira edhe akuza që në procesin ndaj Limajt në Hagë janë hedhur poshtë.

Fakti që për herë të dytë është prokuror kundër pjesëtarëve të UÇK-së e bën rolin e Whiting shumë interesant, vlerëson avokati Visnjic.

Në websajtin e Tv Euronews është publikuar edhe një biografi e shkurtër e Whiting.

Ai është prokuror i kombësisë franceze dhe amerikane me përvojë shumëvjeçare në procedimet penale kombëtare dhe ndërkombëtare. Përpara se t’i bashkohej Tribunalit për ish-Jugosllavinë, Whiting ishte prokuror federal i SHBA-së, fillimisht në Divizionin Penal të Departamentit të të Drejtave Civile në Uashington dhe më pas në Zyrën e Prokurorit të SHBA-së në Boston, ku u mor me rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai është caktuar si ushtrues detyre i kryeprokurorit në vend të Jack Smith i cili është emëruar si prokuror special në hetimet kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img