Site icon PrishtinaPress

Prokurori Halling: Rexhep Selimi konfirmoi detyrat që kishin të katër të pandehurit

Prokurori Matthew Halling vazhdoi me deklaratën hyrëse, duke thënë se gjatë intervistimit në Hagë nga prokurorët e specializuar, Rexhep Selimi, ka konfirmuar postet që katër të akuzuarit kanë pasur gjatë luftës në Kosovë.

Më pas ai lëshoi një pjesë të intervistë në Hagë, ku Selimi flet se kush i shkruante komunikatat e UÇK-së dhe kush ishte përgjegjës për mesazhin që duhej nxjerrë në publik.

Sipas Halling, Thaçi në fundin e vitit 1998 kishte marrë drejtimin e drejtorisë politike të UÇK-së, Veseli kishte qenë përgjegjës për drejtorinë e zbulimit, Selimi ishte inspektor i përgjithshëm i UÇK-së dhe Krasniqi ishte zëdhënës, pra “i ngarkuar për t’iu dhënë zë” politikave të këtij organizimi.

Po ashtu, prokurori i specializuar përmendi një libër të shkruar nga Krasniqi, që tha se flet për hierarkinë që kishte UÇK-ja dhe se ajo “duhej respektuar”./PrishtinaPress/

Exit mobile version