0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori e piketon Thaçin: Erdhi fshehurazi, mohoi rolin e tij gjatë luftës, çfarë donte të fshihte?

Ish-presidenti Hashim Thaçi është piketuar në deklaratën hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, në fillim të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-krerëve tjerë të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokurori Alex Whiting tha Thaçi në disa intervista para ZPS-së në Hagë kishte mohuar rolin e tij në luftë dhe rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’ju dhënë prokurorëve intervistë të zgjatur dhe të video-incizuar. Gjatë këtyre intervistave, mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe lidhur me rolin e Shtabit të Përgjithshëm. Për shembull, z. Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të ’98-ës dhe edhe pas kësaj date, ekzistonte vetëm në letër”, tha ai.

Prokurori i ZPS-së pretendon se provat e tyre do të dëshmojnë se Thaçi kishte gënjyer dhe ndryshuar deklaratat e tij. prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img