0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Prokurori amerikan caktohet kryeprokuror i ri i Gjykatës Speciale

Par largimit të David Schwediman nga pozita e kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Kosovë, një tjetër amerikan është caktuar të udhëheq me këtë institucion.

Kryeprokuror i ri i Gjykatës Speciale, pritet të jetë prokurori amerikan,  Jack Smith.

Televisioni Klan  merr vesh se Smith ka përvojë edhe nga e kaluara në gjykatat jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka shërbyer për një kohë edhe në Sudan.

Prokurori amerikan, 48 vjeçar, thuhet të ketë kërkuar rreth një vit kohë për t’u familjarizuar me procedurën dhe lëndët që do të trajtojë Specialja.

Fillimisht mendohej se kryeprokuror do të caktohej Kwai Hong Ip, në mënyrë që ta sigurojë vazhdimësinë dhe ta ruajë ritmin e hetimeve.

Por, kështu nuk ka ndodhur pasi tashmë Jack Smith është caktuar prokuror i ri i Speciales.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img